Ancelotti nuk i frikësohet Kinës

Futboll

Ancelotti nuk i frikësohet Kinës

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:12
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, mendon se Superliga e Kinës nuk mund ta konkurroj futbollin evropian.

Klubet kineze viteve të fundit kanë filluar të shpenzojnë para të majme për transferimin e yjeve nga Evropa.

Disa mendojnë se Superliga e Kinës me shpenzimet që po bën mund ta dominoj futbollin evropian. Por, kështu nuk mendon strategu i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti.

"Po, ka mjaft shumë lojtarë që kanë shkuar në Kinë gjatë këtij muaji. Por unë mendoj se klubet në Evropë janë ende të sigurt. Garat më të mirë janë ende në Evropë dhe këtu është futbolli më konkurruese”, ka deklaruar Ancelotti.

"Lojtarët nuk luajnë vetëm për para, por edhe për të qenë në krye, për të luajtur lojërat më të mira në botë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se klubet evropiane janë të sigurta tani për tani", ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat