Lavdërohet Ancelotti

Futboll

Lavdërohet Ancelotti

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:58
Ancelotti

Carlo Ancelotti mori drejtimin e Bayernit gjatë verës, duke zënë vendin e Guardiolës. Në fazën përgatitore të Doha-s, strategu italian u shfaq optimistë për ecurinë e sezonit. 

“Jemi stërvitur me intensitet të lartë. Besimin e kemi në maksimum dhe koha po na ndihmon shumë. Është e pamundur të punosh me këtë intensitet në zero gradë. Tani jemi më të mirë se verën e kaluar. 

E njohim më mirë njëri-tjetrin, dhe kemi gjashtë muaj që punojmë bashkë. Mendoj se gjysma e dytë e sezonit do të jetë më e mirë se e para. Kjo është shumë e rëndësishme për të arritur objektivat në tri veprimtaritë”, u shpreh Carlo Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat