Milanin mobilizohet për Torinon

Futboll

Milanin mobilizohet për Torinon

Më: 11 janar 2017 Në ora: 18:14
Montella

Skuadra e Milanit mobilizon forcat dhe synon fitore ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme të tetës së finales së Kupës së Italisë. Futbollistët rosonnerë shpresojnë në përparësinë e fushës dhe të sigurojnë biletën për në çerekfinale. Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka qenë shumë i qartë në prag të ndeshjes kundër Torinos, e cila luhet nesër në orën 21.00. “Do të rrisim numrin e futbollistëve që do të përdorim. Do të bëjmë pak ndërrime, por nuk do të përmbysë totalisht formacionin. Do të kisha preferuar një kundërshtar më të lehtë se Torino, sepse është një ekip me potencial të mirë në sulm dhe që është përgatitur mirë në këtë sezon. Mesfusha e tyre zotëron teknikë të lartë dhe na duhet 100 për qind e vetes për të fituar”, ka thënë Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat