Argjentina në krye, ja ku renditet Zvicra me 6 shqiptarë

Futboll

Argjentina në krye, ja ku renditet Zvicra me 6 shqiptarë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2017 Në ora: 12:48
Futbollistët e Zvicrës

Kombëtarja e Argjentinës mbetet aty ku ishte në muajin dhjetor edhe për janarin e vitit 2017. Argjentina kryeson me 1634 pikë në renditjen e përgjithshme të asociacionit më të lartë botëror, FIFA. Karakteristikë është se nuk ka asnjë ndryshim në 34 vendet e para. Ndërkaq, kombëtarja e Zvicrës, që ka gjashtë shqiptarë në petkun e tyre, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj, nuk lëvizin nga pozita e 11-të, ku kanë 1129 pikë të mbledhura. Kampioni i botës, Gjermania, që ka në radhët e saja shqiptarin Shkodran Mustafi, mbetet në vend të tretë me 1433 pikë

 

Dhjetë kombëtaret e para

1. Argjentina    1634

2. Brazili  1544

3. Gjermania    1433

4. Kili 1404

5. Belgjika         1368

6. Kolumbia     1345

7. Franca 1305

8. Portugalia    1229

9. Uruguai         1187

10. Spanja        1166

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat