Sejdiu vazhdon për 6 muaj me Vushtrrinë

Futboll

Sejdiu vazhdon për 6 muaj me Vushtrrinë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:51
Florent Beqiri

Sulmuesi mitrovicas, Florent Sejdiu, vazhdon për gjashtë muaj me ekipin e Vushtrrisë, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës. Vushtrriasit janë në vend të nëntë me 21 pikë, 9 me pak se pozita e dytë Vëllaznimi, vend që shpie në elitën e futbollit. “Ka shumë arsye që vazhdova prapë me FC Vushtrrinë. Njëra nga to ka qenë klubi, sepse ka pasur besim në mua edhe sezonin e kaluar, por për fat të keq, për shkak të një lëndimi muskulor nuk kam mundur me ia shpërblyer at besim. Disi e kam ndier veten në borxh me drejtuesit e klubit dhe me bashkëlojtarët, sepse kanë pritur prej meje se do t’i ndihmoja. Në gjashtë muajt e ardhshëm, besoj se do t’i shpërblejë dhe t’i ndihmoj në objektivat: Inkuadrimin në Superligë”, tha Sejdiu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat