Berisha-Petagna, Lazio dhe Atalanta duan këmbimin

Futboll

Berisha-Petagna, Lazio dhe Atalanta duan këmbimin

Më: 12 janar 2017 Në ora: 21:40
Berisha

Etrit Berisha për të riun italian Andrea Petagna. Ky është plani i Lazios për të zgjidhur përfundimisht kontratën me gardianin e Kombëtares Shqiptare. Situata është e qartë për bardhekaltërit por edhe për numrin 1 që pas huazimit kërkon të nënshkriuajë përfundimisht në fund të sezonit me Atalantën ku ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Sportiello ka arritur të gjejë një destinacion të ri. Ish portieri titullar i bergamaskëve është transferuar te Fiorentina dhe Berisha konsifmohet zgjedhje e parë në radhët e skuadrës së Gasperinit. Në këtë mënyrë, Atalanta është gati të blejë përfundimisht kartonin e shqiptarit dhe bisedimet e ditëve të fundit me Lazion janë përqëndruar te këmbimi mes Berishës dhe Patagnias. Berisha është rikthyer titullar prej dy ndeshjesh pas dëmtimit që e mbajti larg disa javë dhe siguria që ai ofron për portën bergamaske.

“Është e pamundur që Berisha të largohet nga Bergam në Janar, por në fund të kampionatit do të diskutojmë më Lazion”, thekson agjenti i tij,  Giuseppe Riso, i cili konfirmon në njëfarë mënyre se bisedimet mes Lazios dhe Atalantas mund të finalizohen pas mbylljes së sezonit. Në 6 muaj me fanellën e Atalantës, Berisha ka arritur të luajë titullar gjatë 11 ndeshjeve, e fundit në Kupën e Italisë përballë Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat