Agolli: Ne maj mund te rikthehem te Tirana

Futboll

Agolli: Ne maj mund te rikthehem te Tirana

Më: 12 janar 2017 Në ora: 21:41
Agolli

“Tirana është skuadra ku kam marrë bazat e mia, mbase një ditë mund të rikthehem, ndoshta edhe këtë verë, mund të ndodhin shumë gjëra sepse jam në një moshë ku nuk mund të bësh plane afatgjate.”

Lajme të mira nga Turqia për Tiranën, jo nga kampi bardheblu por nga ai i Karabakut, skuadrës azere që po zhvillon fazën stërvitore në Antalia pjesë e së cilës është dhe Ansi Agolli. Kapiteni i Kombëtares, lë të hapur mundësinë e një rikthimi në skuadrën ku u rrit futbollistikisht që në verën e ardshme. Në korent të zhvillimeve të Kategorisë Superiore falë Supersport dhe Digitalb, Agolli  këshillon se Tiranës i duhet të shmangë presionin për të gjetur vazhdimësinë. Kontrata me Karabak ku ka fituar 3 kampionate dhe 3 Kupa i skadon në fund të sezonit.

“Për momentin Jam i fokusuar te faza pergatitore dhe pjesa e dytë e kampionatit, do të ulemi me klubin dhe do të bisedojmë edhe për këtë cështje.”

Kapiteni kuqezi flet edhe për Kombëtaren. Grinta e Agollit shërben në një moment të tillë, Shqipërisë i duhet të përgjigjet në fushë pas rezultateve të fundit.

Ky sezon ka qenë i mirë edhe me kombëtaren pas pjesëmarrjes në Euro. E dinim që s’do ishte njësoj, e nisëm mirë me dy fitore me Maqedoninë dhe Lihtensteinin. Humbja me Izraelin na ka lënë një shije jo të mirë. Duhet të reagojmë dhe reflektojmë, sepse skuadrat e mira në këto momente duken sesi do të reagojmë.”

Gjithcka rinis nga sfida me Italinë në 24 mars. Agolli beson se duke dhënë maksimumin Shqipëria mund të na dhurojë një kënaqësi të madhe në Palermo, aty ku shpreson që edhe tifozët kuqezi të jenë të shumtë në numër.

“Rezultat pozitiv me Italinë? Cdo gjë është e mundur në futboll, edhe rezultati pozitiv ndaj një skuadre të madhe. Me reagim kuptoj të bëjmë lojërat tona të mira, sepse me skuadra të mëdha si Italia cdo gabim mund të na kushtojë. Duhet të përqendrohemi edhe te detajet. Ne jemi ndër në të mirët në klubet tona, ndaj duhet ta reflektojmë edhe në kombëtare.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat