Gjoka: Duhet të ishim treguar më cinikë

Futboll

Gjoka: Duhet të ishim treguar më cinikë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:11
Gjoka

I kënaqur me paraqitjen por jo me rezultatin. Në përfundim të miqësores së dytë në Antalya të humbur me shifrat 1-0 ndaj skuadrës kazake të Kairat Almaty-it,  trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka vlerësoi mënyrën sesi luajti skuadra e tij, por në të njëjtën kohë nënvizoi se verilindorët duhet të tregohen më cinikë përpara portës. Sipas Gjokës pavarsisht rezultatit sfida të tilla të nivelit kaq të lartë si ajo ndaj Istanbul Basaksehir dhe kjo ndaj Kairat Almaty-it do të ti shërbejnë shumë Kukësit për vazhdimësinë e sezonit.

” Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra pasi luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj se duhet të ishim treguar më cinikë, humbëm një penallti që nëse do ta realizonim gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Më vjen keq që nuk i shfrytëzuam si duhet mundësitë që na u paraqitën, sepse krijuam shumë raste. Gjithsesi pavarsisht rezultatit këto ndeshje po i shërbejnë shumë skuadrës”.Nëse do e mendojmë në cështjen e rezultatin unë do kisha dëshirë të kishim përballë kundërshtarë më të lehtë, por ne si skuadër na duhen këto ndeshje. Po sfidojmë kundërshtarë shumë të fortë, skuadra po tregon rritje në lojën, lojtarët pak nga pak po arrinë formën optimale”.

Miqësoren e fundit në tokën turke, kryesuesit e kategorisë Superiore do ta zhvillojnë të Dielën ndaj azerëve të Neftci Bakut. Në atë takim trajneri kryeqytetas i Kukësit kërkon një rezultat pozitiv nga të besuarit e tij, kjo edhe për faktin se futbollistët që do të luajnë titullarë në ndeshjen e parë të fazës së tretë ndaj Vllaznisë do të aktivizohen për më shumë minuta.

“Ndeshja ndaj Neftci Bakut do të jetë e rëndësishme pasi në atë sfidë lojtarët që do të luajnë titullarë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë të fazës së tretë, do të aktivizohen për më shumë minuta në mënyrë që të marin ngarkesën e duhur fizike dhe të jenë plotësisht gati për rifillimin e kampionatit”.

Ylli Shameti, qëndërmbrojtësi gjirokastrit një nga të mirët për Kukësin në këtë sezon teksa sëbashku me Albi Allën i ka dhënë një tjetër dimension prapavijës së ekipit, edhe ndaj Kairat Almaty-it tregoi një nivel shumë të lartë loje duke qenë i sigurtë në cdo ndërhyrje të tij. Në prononcimin për Supersport, Shameti u shfaq i kënaqur me paraqitjet e Kukësit në ndeshjet e miqësore por edhe me përgatitjet në tërësi, duke shtuar se verilindorët po punojnë fort për të arritur objektivin madhor në këtë sezon që është titulli kampion

” Është e vërtetë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë sot ndaj një rivali si Kairati që ka një skuadër me shumë cilësi, dhe ka një buxhet më të lartë. Në këto dy miqësore në Antalya kemi dhuruar lojra të mira dhe jemi të kënaqur, shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ta fitojmë ndeshjen e fundit ndaj Neftcit sepse edhe fitoret në miqësore të shërbejnë për moralin. Unë me Albi Allën jemi përshtatur mirë, dhe shpresojmë edhe në 2 fazat e tjera të kampionatit të tregojmë të njëjtin nivel dhe skuadra të pësojë sa më pak gola. Titulli kampion është objektivi ynë kryesor, po punojmë për këtë objektiv dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat