Chelsea ofertë për yllin e West Ham - Bota Sot
Chelsea ofertë për yllin e West Ham

Futboll

E mërkurë, 22 gusht 2018

Chelsea ofertë për yllin e West Ham

Më: 13 janar 2017 Në ora: 09:07
Michail Antonio

Sulmuesi i talentuar anglez, Michail Antonio është bërë një dëshirë e Chelseat.

Antonio ka shkëqyer këtë edicion me skuadrën e tij West Ham United duke fituar edhe një vend në Kombëtaren e Anglisë.

Sipas mediave angleze, Antonio Conte e pëlqen shumë lojën e anglezit dhe kërkon ta transferojë në Chelsea.

‘The Sun’, ka shkruar se lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea është e gatshme të ofrojë 30 milionë funte për transferimin e Antonios.

26-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje këtë edicion në Ligën Premier.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohen detajet për të ardhmen e Antonios nëse West Ham do të pranojë ofertën e Chelseat apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test