Bytyqi ka bërë zgjedhjen e tij, i bashkohet kuqezinjve

Futboll

Bytyqi ka bërë zgjedhjen e tij, i bashkohet kuqezinjve

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:23
Bardhec Bytyqi

Futbollisti i talentuar, Bardhec Bytyqi, ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare dhe tashmë kombëtarja U-21 e Shqipërisë mund të llogarisë edhe në mbrojtësin me prejardhje nga Kosova. Bytyqi mbrojtësi 20 vjeçar është pjesë e klubit danez, Aalborg dhe ka zgjedhur të luaj për kombëtaren e Shqipërisë.

Mësohet se Bytyqi tashmë ka marrë ftesën zyrtare nga kombëtarja U-21 dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën që në ndeshjen e radhës. Kështu raportohet të paktën për futbollistin e talentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat