Ibrahimovic i befason të gjithë: Ky ekip mund të shpallet kampion në Premierligë

Futboll

Ibrahimovic i befason të gjithë: Ky ekip mund të shpallet kampion në Premierligë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:55
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është optimist për shanset e Manchester Unitedit në garë për titull në Premierligë.

Manchester United ka 10 pikë më pak se lideri i Premierligës, Chelsea.

Por, Zlatan Ibrahimovic beson se “Red Devils” ende kanë shanse për të luftuar për titull të kampionit.

Manchester United pret Liverpoolin të dielën dhe Ibrahimovic beson se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të fituar pikë ndaj katër pozitave të para në tabelë.

“Të dielën kemi mundësi të mirë për të marrë pikë nga katërshja e parë”, deklaroi Ibrahimovic.

“Disavantazhi tani është më i vogël, dhe nëse fitojmë në duelin e radhës, do të jemi aty”, theksoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat