Conte, i jashtëzakonshëm

Futboll

Conte, i jashtëzakonshëm

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:55
Antonio Conte

Për të tretën herë rradhazi Antonio Conte është përzgjedhur si trajneri i muajit në kampionatin anglez. Një vlerësim i merituar ky për 47-vjecarin italian që me Blutë e Londrës koleksionoi plot 13 fitore rresht në Premier Leaguen angleze deri sa erdhi humbja ndaj Tottenhamit e pësuar në fillim të Janarit. Me shpalljen si trajner i muajit në  Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, Antonio Conte ka vendosur një rekord të ri sepse më parë në Premier League asnjë trajner nuk ia kishte dalë ta fitonte për muaj rradhazi këtë cmim prestigjoz.Në garën për trajnerin më të mirë të muajit Dhjetor, Conte mposhti Jurgen Klopp-in e Liverpoolit dhe Mauricio Pochettinon e Tottenhamit. ” Jam vërtetë shumë i nderuar, dua të falenderoj futbollistët, stafin tim dhe klubin, e kemi fituar sëbashku këtë cmim, deklaroi ish trajneri i Juventusit. Në muajin Dhjetor Chelsea i Contes përvec se e coi në 13 numërin e fitoreve rresht në kampionat, luajti në total 6 ndeshje duke i fituar të gjitha. Blutë e Londrës realizuan 13 gola gjatë kësaj periudhe duke pësuar vetëm 3, madje 2 prej tyre në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Stoke City-it. Tashmë Chelsea sfidon kampionët në fuqi të Leicester-it. Përballë skuadrës së Rainierit, Conte e di që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi sfida luhet në King Power Stadium, por ai ka besim se Blutë e Londrës do të rikthehen te suksesi në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat