Partizani gjen fitoren në Turqi

Futboll

Partizani gjen fitoren në Turqi

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:08
Partizani nga Tirana

Partizani nga Tirana fiton dhe bind në miqësoren e dytë përgatitore në Antalja të Turqisë. Pas disfatës 3:1 ndaj Fenerbahçes tri ditë më parë, të kuqtë sot mposhtën 2:1 azerët e Gabalas.

Pas një rasti të pastër të shpërdoruar nga Ekuban në të 15-n, azerët gjetën epërsinë me një goditje dënimi të Gveveskirit dy minuta para pushimit.

Mirëpo gëzimi i Kabalës zgjati fare pak, pasi në aksionin pasardhës Ekuban riktheu baraspeshën pas një asisiti të bukur të Jurgen Bardhit.

Në pjesën e dytë, me kalimin e minutave trajneri Sulejman Starova e ndërroi të gjithë ekipin, me përjashtim të Ylber Ramadanit.

Pas disa mundësive të çuara dëm, Partizani gjeti golin e fitores dy minuta para fundit të kohës së rregullt me një autogol të mbrojtësit Jamalov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat