Watzke e pranon: Dortmundi mund të humbasë Aubameyang

Futboll

Watzke e pranon: Dortmundi mund të humbasë Aubameyang

Më: 13 janar 2017 Në ora: 18:36
Aubameyang dhe Watzke

Hans-Joachim Watzke në ankth për të ardhmen e Pierre Emerick Aubameyang. Prej kohësh sulmuesi i Borrusia Dortmund është vënë në qëndër të vëmendjes nga disa klube të mëdha Europiane. Në lidhje më këto zërav merkatoje ka reaguar shefi ekzekutiv i verdhezinjve Hans-Joachim Watzke, i cili në një intervistë ka deklaruar se bomberi nga Gaboni mund të largohet, nëse ekipet e interesuara paraqesin një ofertë stratosferike për të. Por pavarësisht kësaj, Watzke është optimist se 27-vjecari do të vazhdojë aventurën e tij në Signal Iduna Park.

“Kohët e fundit është folur shpesh për një largim të mundshëm të Aubameyang, por në fakt ai ende mban veshur fanellën e Borrusia Dortmund. Është e vërtetë që për të ka pasur interesim nga shumë skuadra. Sigurisht që cdo futbollist ka vlerën e tij, e njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin tonë. Nëse na paraqitet ndonjë ofertë interesante në do ta marrim në shqyrtim atë. Në futboll gjithcka mund të ndodhë.”

Për 27-vjecarin interes të madh ka shfaqur skuadra e Realit të Madridit, por jo vetëm. Psg dhe Man.City janë vënë gjithashtu në ndjekje të futbollistit. Duke parë numrin e madh të ekipeve që kërkojnë shërbimbet e futbollistit nga Gaboni, ndoshta për Aubameyang ky do të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën e Borrusia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat