Çitaku: Trepça ’89 përveç titullit, synon edhe Kupën!

Futboll

Çitaku: Trepça ’89 përveç titullit, synon edhe Kupën!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2017 Në ora: 19:18
Veton Çitaku

Është optimizëm i madh në klubi e Trepçës ’89 nga Mitrovica se do të stolisen me titullin e kampionit në fund të kampionatit. Kampioni vjeshtor përgatitet me intensitet të shtuar dhe ka përforcuar radhët me tre futbollistë. Kryetrajneri i këtij kolektivit, Veton Çitaku, shprehet se atmosfera është e mirë. “KF Trepça ‘89 pas 17 ditësh ndërprerje të stërvitjeve, ku futbollistët kanë pas planin individual të punës për ta mbajtur sadopak formën. Grumbullimin e kemi vazhduar nga 5 janar dhe është shumë vështirë të organizohemi në këto kushte të jashtëzakonshme me temperatura të ulëta, por kemi përshtatur planin me stërvitje të kombinuara: vrapim e qëndrueshmëri në stadium dhe ushtrime të forcës në palestër të fitnesit.  Të gjithë futbollistët iu kanë përgjigjur stërvitjeve dhe jam shumë i kënaqur me fondin e futbollistëve, kemi sjellë përforcime në ato pozicione vetëm për ta rritur konkurrencën. Klubit i janë bashkuar këta futbollistë: Enis Mangjolli (Trepça),  Bujar Rama (Trepça) dhe Demir Avdiç (Novi Pazar). Jemi në bisedime me një sulmues dhe mbrojtës, ku së shpejti do...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat