Conte përleshet me Costan, nuk e fton për ndeshjen kundër Leicesterit

Futboll

Conte përleshet me Costan, nuk e fton për ndeshjen kundër Leicesterit

Më: 13 janar 2017 Në ora: 20:40
Antonio Conte dhe Diego Costa

Antonio Conte nuk e ka ftuar Diego Costan për ndeshjen me Leicesterin, që zhvillohet të shtunën nga ora 18:30

“Telegraph Sport” mëson se trajneri Antonio Conte ka lënë jashtë sulmuesin Diego Costa për ndeshjen me Leicesterin, i cili nuk është stërvitur me skuadrën për tre ditë me radhë.

Sulmuesi kishte thënë se nuk po ndihet mirë, por që stafi mjekësor ka thënë se gjithçka është në rregull dhe nuk vuan nga asnjë lëndim dhe kjo e ka irrituar trajnerin italian, i cili la jashtë atë për ndeshjen me Leicesterin.

Tani mediat angleze janë duke raportuar se klubi që bleu Axel Witsel, Tianjin Quanjian, është gati të ofrojë 80 milionë funta për sulmuesin brazilian me nënshtetësi spanjolle dhe se sipas tyre diçka po ndodh në kampin e “Bluve të Londrës”.

“Telegraph Sport” shkruan se ende nuk është vërtetuar arsyeja e vërtetë pse Costa mund të ketë “gënjyer” se është i lënduar, teksa stafi mjekësor thotë të kundërtën.

Në mungesë të Costas - ndaj Leicesterit pritet të startojnë Pedro, Hazard dhe Willian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat