Manaj bashkohet me ish yllin e Milanit

Futboll

Manaj bashkohet me ish yllin e Milanit

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:28
Rey Manaj

Gennaro Gattuso, trajneri i Pisas, është duke kërkuar transferimin e Rey Manajt nga Interi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj është në kërkim të një skuadre të re pas ndarjes me Pescaran.

Sipas Calciomercato.com, së fundi interesim për Manajn ka shfaqur trajneri i Pisas, Gennaro Gattuso.

Ish ylli i Milanit dhe Italisë dëshiron që Manajn ta ketë në ekip deri në fund të sezonit. Ndryshe, te Pisa luajnë edhe dy shqiptarë: Samir Ujkani dhe Edgar Çani.

Përveç Pisas, Manajn e duan edhe këto skuadra: Perugia, Bari, Ceseana, Las Palmas dhe Ingolstadt. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat