Suarez: Barcelona tashmë e di se çfarë kërkon Messi

Futboll

Suarez: Barcelona tashmë e di se çfarë kërkon Messi

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:19
Luis Suarez dhe Lionel Messi

Luis Suarez ka bërë të ditur se Barcelona tashmë është në dijeni të kërkesave të Leo Messit, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me katalunasit.

Luis Suarez, shoku i ngushtë i Lionel Messit, duket se është në dijeni të kërkesave të argjentinasit, i cili tha se tashmë edhe klubi katalunas e di se çfarë kërkon pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe se ai është i qetë sa i përket rinovimit të kontratës.

“Klubi tashmë e di se çfarë kërkon Messi. Jemi të qetë pavarësisht çfarë thuhet në media”, ka deklaruar Suarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat