Draxler shënon në debutim, PSG e nis vitin me fitore

Futboll

Draxler shënon në debutim, PSG e nis vitin me fitore

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:11
Draxler

PSG e nisi me fitore vitin 2017 në Ligën e Parë franceze. Blerja e dimrit, Julian Draxler ishte futbollisti që zgjidhi sfidën në favor të parizienëve duke shënuar që në debutim.

Draxler, në fakt ishte lojtari i ndeshjes jo vetëm për golin e shënuar por dhe për paraqitjen që bëri në fushë. Parizienët, që kishin humbur dy sfidat e fundit në kampionat në transfertë treguan këtë herë qetësi në lojën ë tyre duke e vendosur që në fillim në vështirësi kundërshtarin dhe pas një rasti të humbur nga Cavani që në minutën e dytë, panë gjyqtarin t’i mohonte dhe një 11-metërsh me Verratin, të cilin kryesori e ndëshkoi me të verdhë për simulim në të 29-tën. Gjithsesi ndeshjes i dha drejtim Draxler, që në të parën goditje drejt portës arriti të shënojë pas pasimit të Verratit. Në pjesën e dytë, Rennes u përpoq të arrinte te barazimi por nuk kishte forcën e duhur dhe për të pestën ndeshje radhazi u mund nga PSG duke mos arritur sërish që të shënonte gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat