Trajneri i mirënjohur merr timonin e Trepçës ‘89

Futboll

Trajneri i mirënjohur merr timonin e Trepçës ‘89

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:32
Zekirja Ramadani

Trajneri i mirënjohur Zekirja Ramadani ka marrë drejtimin e kampionit vjeshtor në elitën e futbollit, Trepçës ‘89 nga Mitrovica. Ai vjen në vend të Veton Çitakut i cili u largua për shkak të obligimeve të shumta që ka dhe njëherësh i rikthehet edhe postit të drejtorit sportiv te kolektivit mitrovicas. Ramadani një periudhë me sukses të madh drejtojë Shkupin, pastaj mori drejtimin e KF Flamurtarit nga Vlora. “KF Trepça ‘89 prej sot ndërron timonierin, në krye të shtabit teknik caktohet me trajnerin e mirënjohur nga Maqedonia Zekirja Ramadani nga Shkupi. Ramadani ka qenë trajner në disa klube të Maqedonisë, pastaj në KF Flamurtari të Vlorës. Klubi konfirmon marrëveshjen me kryetarin e klubit KF Trepça ‘89, Abedin Zeka”, thuhet nga KF Trepça ’89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat