Nuza: Viti 2016 - më i miri në karrierën time...

Futboll

Nuza: Viti 2016 - më i miri në karrierën time...

Nga: K.Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:06
Genc Nuza me Përparim Hasanin

Gjyqtarët e Republikës së Kosovës në futboll, pa dyshim se kanë një arsye më shumë që të janë më të motivuar për faktin se tani jemi në familjen e madhe evropiane e botërore. “E mora çmimin si gjyqtari më i mirë në futbollin e Kosovës për Vitin 2016 nga ana e FFK-së. Ky është çmimi i tretë si gjyqtari më i mirë dhe kjo i jep edhe më shumë kuptim zgjedhjes nga ana e FIFA-s për gjyqtar ndërkombëtar, kështu që viti 2016 ishte viti më i mirë në karrierën time deri më tani . Të dyja këto, aq sa me nderojnë edhe më shumë me obligojnë të punojë fortë dhe me përkushtim. Falënderojë të gjithë ata që me kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe të arrijë këtë sukses”, shkruan Genc Nuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat