Lajm i madh për Besart Berishën në Australi

Futboll

Lajm i madh për Besart Berishën në Australi

Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:41
Besart Berisha gjatë protestimit

Ditën e premte sulmuesi nga Kosova Besart Berisha u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes së kampionatit australian mes Melbourne Victory dhe Brisbane Roar. Ai u detyrua të braktiste fushën në minutën e 58-të pasi gjyqtari ndërpreu lojën sepse pa një goditje me bërryl të Berishën ndaj një futbollisti kundërshtar.

Pamjet filmike treguan se ky rast kishte vend për shumë diskutim, ndërsa vetë Berisha e kundërshtoi hapur që në moment vendimin e gjyqtarit duke qenë se ishte i bindur që nuk kishte bërë një veprim të tillë. Klubi i Berishës e apeloi kartonin e kuq të Berishën pas ndeshjes dhe Paneli i Rishikimit të Ndeshjeve pasi e shqyrtoi me kujdes rastin doli në përfundimin që vendimi i ishte i gabuar, raporton panoramasport.  Sipas rregullores në fuqi, Berishës iu hoq kartoni i kuq dhe ai tashmë do të jetë i gatshëm të marrë pjesë në ndeshjen e radhës së ekipit të tij, atë nga Wellington Phoenix që do të luhet pas dy ditësh, të martën e 17 janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat