Simeone thumbon keq Cristiano Ronaldon

Futboll

Simeone thumbon keq Cristiano Ronaldon

Më: 15 janar 2017 Në ora: 14:12
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lansuar një sulm ndaj futbollistit të shpallur si më i miri në botë, Cristiano Ronaldo.

Atletico është kritikuar për performanca të dobëta në fitoret e fundit dhe Simeone ka pasur një fjalë të shkurt në përgjigje të kësaj kritike.

Ai ka thënë se vetëm rezultatet vlejnë dhe për këtë dëshmi është edhe ai që e fitoi Topin e Artë.

“A keni ende dyshime se rezultatet janë gjëja më e rëndësishme? Shikoni se kush e ka fituar Topin e Artë”, u shpreh Simeone kur u pyet nëse vetëm rezultati vlen pavarësisht performancës.

Simeone nuk e ka shprehur asnjëherë admirimin e tij për Messin teksa së fundmi tha se i Griezmann për këtë vit e meritoi Topin e Artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat