Aubameyang: Borusia nuk është si Reali apo Barcelona

Futboll

Aubameyang: Borusia nuk është si Reali apo Barcelona

Më: 15 janar 2017 Në ora: 14:16
Pierre-Emerick Aubameyang

Futbollisti afrikan i Borusias së Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang tregon se është i lumtur të paktën tani për tani te klubi gjerman, por shton se klubi i tij nuk është ende në nivelin e klubeve si Reali i Madridit, Barcelona apo Bajerni i Mynihut.

Së fundmi janë të shumta zërat që flasin për një largim të mundshëm të 27-vjeçarit nga Borusia, me klubet kineze të cilat janë të gatshme të ofrojnë shuma marramendëse për të, por Aubameyang përjashton kalimin në lindjen e largët, duke ua hapur derën top klubeve në kontinent.

“Tani për tani do dëshiroja të qëndroja në Dortmund, mendoj se s’duhet të flasim më për Realin, sepse jam i lumtur këtu. Sigurisht që do ishte ndryshe dhe më mirë për mua në Spanjë, sepse klubet aty janë të një niveli më të lartë se bashku me Bajernin, por une shpresoj të fitoj tituj me Borusian”, tha Pierre-Emerick Aubameyang për “RMC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat