Everton leksion City të Guardiolës

Futboll

Everton leksion City të Guardiolës

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:24
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Evertonit dhuroi superlojë dhe i dha leksion ekipit të Manchester Cityt që udhëhiqet nga trajneri Pep Guardiola. Manchester City nuk tregoi paraqitje ashtu siç pritej dhe pësoi debakël me rezultat 4:0, duke mbetur sa më larg synimeve për titullin e kampionit. City pati posedimin e topit, por asgjë nuk e ka ndihmuar, për faktin se vendasit i realizuan rastet. Në minutën e 34-të, Romelu Lukaku, brenda 16-shit me një gjuajtje të saktë kaloi në epërsi vendasit. Se fusha në Liverpool ka qenë e vështirë për Cityn, janë edhe tri gola tjerë që pësuan në vazhdim. Në minutën e 47-të, Kevin Mirallas, shtoi epërsinë e vendasve dhe 11 minuta pa përfunduar takimi, Tom Davies shënoi për 3:0, ndërsa Lookman në atë të 90+4 i dha goditjen e fundit  Cityt dhe i siguroi skuadrës së tij fitoren me rezultat të thellë 4:0.  Pas 21 jave në Premier League, Manchester City bie në vend të pestë me 42 pikë, kurse Everton renditet i shtati me vetëm 33 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat