28 gola mes tyre, ja kush është dyshja më e mirë në Evropë

Futboll

28 gola mes tyre, ja kush është dyshja më e mirë në Evropë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 21:59
Luis Suarez dhe Lionel Mesi

Pas fitores të së shtunës, 5-0 në “Camp Nou” përballë Las Palmas, Luis Suarez dhe Lionel Mesi bëhen dyshja më e mirë ndër pesë ligat më të forta në kontinent.

Plot 28 gola kanë mes tyre ylli argjentinas dhe ai uruguaian, 14 për secilin prej tyre. Asnjë dyshe tjetër, as në Premier Ligë apo Bundesligë nuk ka shënuar kaq gola derimë tani këtë sezon.

Dyshja që vjen pas tyre është ajo e Realit të Madridit, Ronaldo dhe Garënth Bejl të cilët kanë shënuar 16 gola mes tyre, 11 dhe 5 respektivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat