Reagimi i ‘çmendur’ i Ferdinandit pas golit të barazimit nga Ibrahimovic

Futboll

Reagimi i ‘çmendur’ i Ferdinandit pas golit të barazimit nga Ibrahimovic

Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:35
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand ende e ka në zemër ish-skuadrën e tij, Manchester United.

Mbrojtësi anglez për shumë vite ka mbrojtur ngjyrat e fanellës së ‘Djajve te Kuq’, duke fituar shumë tituj në Angli dhe Evropë.

Kjo karrierë e madhe e tij ka bërë që Ferdinand të dashurohet në ish-skuadrën e tij.

Dashurinë e tij të madhe ndaj Unitedit e tregon edhe një video e cila po qarkullon, ku shihet Ferdinand duke festuar si i çmendur pas golit të barazimit të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

Ndryshe, derbi i Anglisë në mes të United dhe Liverpool përfundoi me barazim 1-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat