Fiorentina e kthen me këmbë në tokë Juventusin

Futboll

Fiorentina e kthen me këmbë në tokë Juventusin

Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:55
Momenti i golit të parë nga Kalinic

Fiorentina ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Juventusit, pasi e ka mposhtur me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e takimit i ka takuar në tërësi ekipit vendas, të cilët shumë herë kanë arritur ta rrezikojnë portën e Gianluigi Buffonit.

Megjithatë, për të parë golin e parë të ndeshjes u desh të presim minutën e 37-të të ndeshjes, ku sulmuesi kroat, Nikola Kalinic shënoi nga afërsia pas asistimit të Federico Bernardeschit dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

Image

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes filloi më mirë për klubin Viola, të cilët donin të gjenin golin e dytë, duke shfrytëzuar hutinë e Juventusit.

Ashtu edhe ndodhi, pasi Fiorentina gjeti edhe golin e dytë nëntë minuta pas fillimit të kësaj pjese me anë të mesfushorit Milan Badelj, i cili shënoi një super-gol në minutën e 54-të, duke provuar harkimit, dhe kështu ngriti epërsinë në 2-0.

Pas këtij goli, Juventusi provoi të kthehet në lojë duke shpeshtuar sulmet dhe kështu arriti të ngushtoj epërsinë më anë të Gonzalo Higuain, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 58-të.

Deri në fund të takimit, Allegri provoi me të gjitha forcat, pasi futi edhe tre futbollistë sulmues, por Fiorentina arriti të mbahet mirë duke marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj kampionit në fuqi të Italisë.

Pas kësaj humbje, Juve ende qëndron në vendin e parë me 45 pikë, por me vetëm një më shumë se Roma, ndërsa Fiorentina renditet e teta me 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat