Kjo është e ardhmja e Allegrit pas humbjes nga Fiorentina

Futboll

Kjo është e ardhmja e Allegrit pas humbjes nga Fiorentina

Më: 16 janar 2017 Në ora: 08:56
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri nuk do të largohet nga Juventusi në një të ardhme të afërt, kështu ka thënë drejtori i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta.

Juventusi pësoi humbjen e katërt në Serie A të dielën mbrëma, duke u mposhtur 2:1 nga Fiorentina.

Pavarësisht kësaj, thënë drejtori i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta, thotë se e ardhmja e Massimiliano Allegrit është në Torino dhe nuk e sheh të arsyeshme që të vazhdojë të flasë për këtë çështje. “Është viti i tij i tretë dhe për trajnerët të qëndrojnë në një skuadër tre apo katër vite, është diçka normale”, tha fillimisht ai. “Allegri është trajner fitues dhe nuk kemi arsye pse të humbasim atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat