Super Xhaka, anglezët befasojnë për të

Futboll

Super Xhaka, anglezët befasojnë për të

Nga: K.Goca Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:00
Granit Xhaka

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, bëri lojë jashtëzakonisht për Arsenalin në fitoren si mysafirë me rezultat 4:0 ndaj ekipin uellsian, Swnasea, në kuadër të javës së 21-të të Premier League. Futbollisti i kombëtares së Zvicrës është në 11-shin më të mirë të javës dhe u vlerësua lart nga portali britanik, ‘Goal.com’.  Ky portal shkruan mes të tjera se Xhaka ka kompletuar 93.5 për qind të 77 pasimeve të tij ndaj Swansea-s. Sipas ‘Goal.com’, ky është 11-shi i kësaj jave që dominohet nga lojtarët e Tottenham-it: Tom Heaton (Burnley), Kyle Walker (Tottenham), Laurent Koscielny (Arsenal), Toby Alderweireld (Tottenham), Marcos Alonso (Chelsea), Granit Xhaka (Arsenal), Michail Antonio (West Ham), Marko Arnautoviç (Stoke City), Kevin Mirallas (Everton) dhe Harry Kane (Totteham).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat