Mavraj kërcënon rivalët

Futboll

Mavraj kërcënon rivalët

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:12
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj shpreson se Hamburgu do të këndellet dhe do t’i shpëtojë rënies nga Bundesliga

Hamburgu, ku Mavraj u transferua gjatë këtij afati kalimtar, gjendet në zonën e rrezikshme, duke u pozicionohet në vendin e 16 në renditje me 13 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve.

Mavraj thotë se pavarësisht kundërshtarëve, skuadra e tij duhet të hyjë në fushë për të mbledhur sa më shumë pikë, për t’i shpëtuar rënies nga Bundesliga, për çka edhe Hamburgu e transferoi shqiptarin nga Kolni.

“Nuk ka rëndësi se cilat ekipe duhet t’i kalojmë. Duhet të punojmë në projektin që kem dhe të mbledhim sa më shumë pikë”, deklaroi ai për Kicker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat