Ylli i Kosovës i reagon trajnerit në Shqipëri: Me vjen të qesh...ia kujton telefonatën!

Futboll

Ylli i Kosovës i reagon trajnerit në Shqipëri: Me vjen të qesh...ia kujton telefonatën!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:51
Bernard Berisha gjatë stërvitjeve

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, aktualisht anëtar i klubit të elitës ruse, Terek nga Grozny, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent në lidhje me një prononcim të ish-trajnerit të Partizanit të Tiranës, Shpëtim  Duros.  Në emisionin “Fair Play”, Duro u shpreh për Berishën: “Dua të tregoj një prapaskenë për Bernard Berishën. Është një sekret që e di vetëm unë dhe mbaj përgjegjësi për këtë gjë. Bernard Berishën mund ta merrja te Partizani, por, nuk e preferova për arsye disiplinore. Në kohën që ishte te Besa, presidenti Bizhdili mu lut që ta merrja, por unë i thash që doja vetëm Bathën dhe Fejzullahin. Ndoshta ishte edhe fati i Korçës, por unë kisha edhe Mazrekajn në krah. Nuk doja që të bëja një karambol lojtarësh në krah”. Ylli nga Kosova, Berisha, menjëherë ka reaguar, duke treguar të vërtetën. Ai përmes një postimit në facebook, i vjen për të qesh se çfarë ka deklaruar i respektuari Duro. “Nuk jam në ngjarje për këtë që ka folur profesor Shpëtim Duro, në at kohë isha me shumë skuadra në bisedime dhe unë vendosa të shkojë të Skënderbeu për shkak se ishte klubi më i mirë në Shqipëri. Presidenti i Besës Nexhat Bizhdili kishte folur me Partizanin pa dijeninë time dhe unë e nënshkrova kontratën me Skënderbeun, me mori në telefon Shpëtim Duro dhe me thotë mos e nënshkruaj pa folur me ne, se neve xhati (Nexhati) na ka jep fjalën dhe unë i thash me vjen keq profesor, por unë nënshkrova me Skënderbeun. Dhe si ka mundësi që një trajner ku vet me ka kërkuar, të thotë kam refuzuar Berishën. Më vjen të qesh, prandaj unë me punë ja ku jam sot, ndërsa atij i dëshiroj shëndet së pari dhe dashtë Zoti të bëhet trajner të ndonjë skuadër”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat