Harrojeni Messin e Ronaldon, ky është futbollisti më i shtrenjtë

Futboll

Harrojeni Messin e Ronaldon, ky është futbollisti më i shtrenjtë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:49
Messi e Ronaldon

Neymar është futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e transferimeve.

Ky është përfundimi i arritur nga një studimi i kryer nga Observatori i futbollit “CIES”, i bazuar edhe te të dhënat e portalit “Transfermarkt”.

Kriteret mbi të cilët është bazuar ky studim janë rendimenti i lojtarëve, e sidomos mosha e tyre.

Sipas “CIES”, Neymar është në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm në botën e futbollit, me 246.8 milionë euro, i ndjekur nga argjentinasi Messi me 170.5 milionë. Ky i fundit, së bashku me Cristiano Ronaldon, janë të vetmit lojtarë mbi 25 vjeç të përfshirë mes 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato, me portugezin që ndodhet në vendin e 7, me 126.5 mln euro.

Podiumi i këtij klasifikimi plotësohet nga Paul Pogba, me një vlerë prej 155.3 milionë euro. Pas francezit pozicionohen dy futbollistë të tjerë që janë pjesë e La Ligës, Antoine Griezmann në vendin e katërt dhe Luis Suarez në të pestin.

Listën e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato e mbyllin Dybala i Juventusit, Dele Alli i Tottenhamit dhe Eden Hazard i Chelseat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat