“Paqe” në supersfidën Man Utd – Liverpool, turpërohet Manchester City

Futboll

“Paqe” në supersfidën Man Utd – Liverpool, turpërohet Manchester City

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:23
Paul Pogba

U mbyll në barazim 1-1 përballja kryesore e javës në kampionatin anglez të futbollit mes Mançester United dhe Liverpulit. Të kuqtë kaluan në epërsi me Milner, por 6 minuta nga fundi Ibrahimoviç rivendosi ekuilibrat. Ndërkohë Mançester City u tupërua në sfidën ndaj Evertonit duke u mposhtur me rezultatin 4-0.

Asnjë fitues në supersfidën e javës së 21-të në Premier League. Klasikja e futbollit anglez mes Manchester United dhe Liverpoolit u mbyll në ekulibër të plotë 1-1. Avantazhit fillestar të të kuqve me Milner iu përgjigj 6 minuta nga fundi Zlatan Ibrahimovic. Drithërimat e para erdhën pas një gabimi të dyfishtë  të Lovren e portierit Mignolet që për pak i dhuruan mundësinë Ibras të realizonte. Më pas ishte Paul Pogba që pati shansin ideal, por nuk goditi si duhet me të majtën duke shpërdoruar një rast ideal për United. Francezi konfirmoi ditën e  tij negative duke prekur topin me dorë në zonë, asnjë dyshim për gjyqtarin Olivier, 11 m. James Milner nga pika e bardhë u tregua i saktë

Pavarësisht se De Gea e kuptoi krahun goditja e 31 vjeçarit anglez kishte forcën e duhur për të përfunduar në rrjetë. Ibrahimovic u mundua menjëherë të rikthejë baraspeshën, por godtija standarte e suedezit gjeti në gatishmëri të plotë Mignolet. Portieri belg u tregua edhe një herë në lartësinë e detyrës kur nuk lëvizi duek i bllokuar rrezen Henry Mkhytarianit. Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Liverpoolit. Origi provoi goditjen e kalibruar, por devijimi i lehtë i Valencias e nxorri sferën jashtë kuadratit. “Të kuqtë” që në këtë takim mbanin veshur fanella të verdha patën një tjetër mundësië në minutën e 61-të kur Firmino nga një pozicion diagonal u ndal nga reagimi i De Geas. Skuadra e Klopp ishte mjaft e rrezikshme në kundërsulm dhe një tentativë e Lallanës u bllokua nga portieri spanjoll i United. Megjithatë ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho gjeti dritën e kërkuar, duke realizuar golin e barazimit me protagonist Zlatan Ibrahimovic.

Fellaini preku lehtë me kokë nëj harkim të Rooneyt, topi përfundoi në traversë, aksioni vijoi dhe Valencia shërbeu për suedezin që e dërgoi brenda kuadratit, e pavlera tentative e Arnodl për ta shpëtuar. Në këtë mënyrë u mbyll me ritëm, por në paqe dueli mes United dhe Liverpoolit, më shumë i lumtur nga ky rezultat doli Chelsea.

Disfatë e rëndë për Manchester City në “Goddison Park”. Sky Blues u turpëruan përballë Evertonit duke u dorëzuar me shifrat e thella 4-0. Një rezultat që lëviz themelet e projektit të trajnerit Pep Guardiola me skuadrën e qytetarëve. Në batutat e para të takimit City pati mundësinë të merrte epërsinë , por Sterling u vonua duke mos kontrolluar si duhet e më pas pretendoi më kot për një 11m. Anësori i kombëtares angleze u shfaq edhe një herë i vetëm. Rezultati thuajse i njëjtë , pra rast i shpërdoruar nga numri 7. “ Sky Blues” ishin më këmbëngulës gjatë pjesës së parë. Silva krejtësisht i vetëm me Robles u ndal nga portieri spanjoll i Evertonit. Në anën tjetër skuadra e Koemon e ndëshkoi Manchesterin në rastin e parë të vërtetë me Romelo Lukakun. Pasimi i Mirallas u dërgua në rrjetë nga sulmuesi belg që nuk i dha thuajse asnjë mudnësi reagimi Claudio Bravos. Miqtë kërkuan të kundërpërgjigjeshin menjëherë me Kun Agueron i cili mungoi për shumë pak takimin me topin. Disa fragemente më vonë ishte Sterling që për shumë pak nuk gjeti portën e Evertonit. Në fundin e segmentit të parë City iu afrua shumë barazimit me tentativën me koë të Sagnas që u shpëtua mbi  vijën fatale nga Davies. Në startin e të dytës Evertoni dërgoi në kasafortë fitoren. Mirallas ishte autori i golit të dytë për skuadrën nga Liverpooli efekt Ross Barkley shërbeu mjaft mirë për anësorin belg i cili me një diagonale të mirë-llogaritur e depozitoi sferën në rrjetë duke shtangur edhe Pep Guardiolën në stol. City tentoi të rihapte sfidën, por gjuajtja e Agueros u devijua nga Robles. Megjithatë për të zvaniutr edhe ato pak shpresa të Manchesterit mendoi TomDavies që realizoi golin e 3-të për Evertonin.

18 vjeçari ishte nismëtari i një kundërsulmi dhe pasi kombinoi  me Barkleyn mposhti Claudio Bravon. Në mbyllje sfida u kthye në makth për “the citiziens” kur Looman shënoi edhe golin e 4-ët për ekipin e Ronald Koeman. Një disfatë që do të kapërcehet me shumë vështirësi për Manchester City dhe që ndoshta përkthehet në zvanitjen e shpresave për titull kampion në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat