Turqia, 4 gola Kosovës!

Futboll

Turqia, 4 gola Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:31
Futbollistët e Kosovës U-17

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës pësuan me rezultat 4:0 nga Turqia U-17, në takimin e vlefshëm për Kupën “Mercedes-Benz”, që ka nisur në Kusadasi të Turqisë.  Futbollistët e rinj turq dëshmuan lojë më të mirë dhe ishin me të shkathët në konkretizimin e rasteve. Golat i shënuan: Ali Yavuz Kol (7’), Leard Sadriu (autogol 39’), Atakan Gündüz (43’), Oguzhan Akgun (47’). Me gjithë humbjen, ishte një përvojë e mirë për djelmoshat tanë, ndërsa turqit kishin edhe përparësinë e fushës. Kosova më 17 janar në orën 12.00 do të ballafaqohet me Greqinë. Ndërkohë, krahas ndeshjes që luajtën me Turqinë në kuadër të grupit A, të përzgjedhurit e Kollarit do të luajnë edhe kundër Sllovakisë, më 19 janar, në orën 14.30.

Turqia U-17 – Kosova U-17 4:0

Stadium: Alt?nordu Metin Oktay Facilities.

Gjyqtarë: Eren Yemi?çioglu, Mehmet Kuru, E. Bozkurt Alimoglu, Okan Y?lmaz.

Turqia U-17: Arda Akbulut, Batuhan Ekinci (Kerem Kalafat 52’), Ozgur Ortaç (Bora Ulu 63’), Atakan Gunduz, Yaser Yuce (Ridvan Yilmaz 52’), Serkan Bakan (Mustafa Kapi 41’), Ali Yavuz Kol, Firat Gullu (Abdulkadir Çelik 41’), Oguzhan Akgun (Semih Y?ldiz 52’), Yusuf Can Esendemir, Mustafa Kaya.

Kosova U-17: Shaban Kyqyku, Adonis Sopa, Leard Sadriu, Besnik Koci, Gent Musa, Altin Lutolli, Dardan Shabanhaxhaj (Albin Prapashtica 48’), Bajrush Osmani, Adonis Aliu (Genrit Ulluri 75’), Edin Hyseini (Qëndrim Zyba 41’), Valon Zymberi (Endrit Demolli 68’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat