Robben vazhdon kontratën me Bayernin

Futboll

Robben vazhdon kontratën me Bayernin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:43
Robben me Karl-Heinz Rummenigge

Futbollisti holandez, Arjen Robben, ka vazhduar kontratën edhe për një vit me klubin e mirënjohur, Bayern Munihun, kampion në fuqi në Gjermani. 32-vjeçari është paraqitur mbi 200 herë për bavarezët, ku ka fituar pesë Bundesliga, katër kupa të ligës, Champions Leaguen dhe Kupën e Botës për Klube. “Jam shumë i lumtur që do të luajë edhe një vit për FC Bayernin.  Bayern është ndër klubet më të mira në botë dhe Munih është bërë shtëpia e dytë për mua dhe familjen time. Dëshiroja që të vazhdojë duke luajtur në nivelin më të lartë dhe të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur”, tha Robben. Ai në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tre herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat