Mavraj sqaron për herë të parë prapaskenat e largimit...

Futboll

Mavraj sqaron për herë të parë prapaskenat e largimit...

Nga: Fitim Dika Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:29
Mërgim Mavraj

Për 1.8 milion euro është transferuar Mërgim Mavraj nga FC Koln te klubi tjetër gjerman Hamburger SV. Mbrojtësi shqiptar ka folur për herë të parë për magazinën gjermane ‘kicker’ duke folur për arsyet e transferimit, informon “Bota sot”. Për shkak të paqartësisë rreth së ardhmes së tij në FC Koln, ai ka vendosur të largohet përpara përfundimit të kontratës në verë 2017. “Por jo vetëm paqartësia rreth së ardhmes ishte indikator për t’u transferuar drejt Hamburgut. Dëshiroja gjithashtu të merrja më shumë përgjegjësi dhe të ndihmoj klubin e ri. Kjo është mjaft e rëndësishme për mua,” citohet të ketë thënë Mavraj.  Një arsye tjetër e transferimit të tij në Hamburg është fanella e vlefshme e saj që është mbajtur nga Hamburg. “Beckenbauer, Seeler, Hrubesch  janë disa nga idhullit e futbollit gjerman që kanë veshur fanellën e klubit Hamburger. Ndërsa po ashtu një lojtar është aq i mirë individualisht, sa i ndihmon një klubi dhe sa funksionon grupi. Klubi është harmonizuar dhe kjo tregon se ardhmja jonë është e suksesshme”, ka thënë ai. Klubi i ri i Mërgim Mavrajt ndodhet në vendin e 16-të, vend që e largon nga Bundesliga I gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat