Beqiri: Shpresoj të jemi në katërshen e parë!

Futboll

Beqiri: Shpresoj të jemi në katërshen e parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:42
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria mëton të rikthehet në elitën e futbollit.  Drejtuesit e këtij klubit bëjnë të gjitha përgatitjet e mundshme që të jenë në nivelin më të mirë për pjesën e dytë të kampionatit.  Vushtrriasit janë në pozitën e nëntë me 21 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, 12 më pak se kampioni vjeshtor Flamurtari dhe 9 se Vëllaznimi nga Gjakova që zë pozitën e dytë, ndërsa kanë pesë me pak se pozita e tretë dhe e katërt, Fushë Kosova e Dukagjini i Klinës.  Dy vendet e para shpien direkt në elitë, ndërsa pozita e tretë dhe e katërt iu mundëson të luajnë në barazh. Drejtori i FC Vushtrrisë, Ridvan Beqiri, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë duke u munduar për një organizim sa më të mirë në klub. “Mendoj që me organizimin që është bë nga kryesia e klubit, edhe kushtet që i kanë ofruar për lojtarët, besoj se do të jemi kandidat për Superligë. Edhe pse jemi pak larg me pikë, por në bazë të orarit të ndeshjeve, besoj se kemi mundësi”, tha Beqiri. Drejtori i klubit është i kënaqur me...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat