Kollari: Patëm përballë Turqinë, një skuadër shumë e fortë

Futboll

Kollari: Patëm përballë Turqinë, një skuadër shumë e fortë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:50
Kombëtarja e Kosovës U-17

Kombëtarja e Kosovës U-17 e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, që po zhvillohet në afërsi të Izmirit në Turqi. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë pësuar humbje në duel me Turqinë, me shifrat 0:4, ndonëse ky rezultat nuk është pasqyrë reale e asaj çfarë skuadrat treguan në fushë.  Trajneri Besnik Kollari, tha:  “Patëm përballë Turqinë që është një skuadër shumë e fortë, e cila muajin e kaluar e ka mundur edhe një skuadër si Italia 2:0. Mendoj që këto ndeshje do të na shërbejnë si një përvojë shumë e mirë, kur dihet se ne me këtë përbërje e zhvilluam ndeshjen e parë. Sigurisht se kjo do të jetë përvojë e mirë për seleksionimet e radhës. Është shumë pozitive që kemi filluar të zhvillojmë ndeshje dhe tani mund ta dimë se ku jemi. Sa më shumë ndeshje që të bëjmë do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e nivelit të lojës sonë dhe përgjegjësive në lojë. Përkundër rezultatit ne kemi pasur sinjale pozitive në disa situata gjatë kësaj sfide. Fati nuk na përcjelli sidomos në pjesën e parë, por në të ardhmen edhe në situata të tilla lojtarët duhet të jenë më të vëmendshëm, sepse kundërshtarët e tillë të ndëshkojnë në çdo gabim. Një gjë shumë pozitive është se në këtë ndeshje kemi inkuadruar edhe dy futbollistë të vitit 2002, që është shumë me rëndësi për të ardhmen e Përfaqësueses sonë, derisa në këtë ndeshje iu dha rasti edhe 11 futbollistëve që luajnë në Kosovë, të cilët me lojë të tilla do të përfitojnë përvojën e nevojshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat