Neymar është futbollisti më i vlefshëm në tregun e lojtarëve

Futboll

Neymar është futbollisti më i vlefshëm në tregun e lojtarëve

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:51
Neymar

CIES ka shpallur listën me futbollistët që kanë vlerën më të madhe.

Observatori i futbollit CIES, i bazuar edhe te të dhënat e Transfermarkt, ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të vlefshëm në botë.

Kriteret mbi të cilët është bazuar ky studim janë angazhimi i lojtarëve, e sidomos mosha e tyre. Sipas CIES, Neymar është në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm në botën e futbollit, me vlerë prej 246.8 milionë euro, i ndjekur nga argjentinasi Messi me 170.5 milionë.

Befasia është futbollisti më i mirë i botës për vitin 2016, Cristiano Ronaldo, i cili vlerësohet vetëm si lojtari i shtatë në këtë ranglistë me vlerë prej 126.5 milionë eurosh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat