Juventusi shënjestron Sanchezin

Futboll

Juventusi shënjestron Sanchezin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 22:39
Alexis Sanchez

Raportet në Kili sugjerojnë se Juventusi janë të vendosur për të nënshkruar me Alexis Sanchez nga Arsenali, duke formuar një treshe me Paulo Dybalan dhe Gonzalo Higuainin në sulm.

Kjo sigurisht që nuk është hera e parë që bardhezinjtë kanë qenë të lidhur me sulmuesin 28-vjeçar, i cili ishte objektivi i tyre edhe sa ishte ende në Udinese dhe më pas kur u largua nga Barcelona në vitin 2014.

Ai ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, e cila skadon në qershor të vitit 2018, dhe duket gjithnjë e më shumë i frustruar me mungesën e trofeve.

Sipas SoyChile, Juventus kanë hedhur bazat për një transferim të tij gjatë verës që do të krijonte ‘Tridentin’ e sulmit, Sanchez-Dybala-Higuain.

Gjigantët nga Torino janë duke e bërë të qartë se e duan Ligën e Kampionëve dhe dëshirojnë të ndërtojnë një treshe ‘vdekjeprurëse’ sikurse MSN-ja e Barcelonës – Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Përveç ‘Zonjës së Vjetër’, Paris Saint-Germain dhe klubet në Kinë janë gjithashtu të interesuara, por Alexis do të sfidojë për trofe evropiane, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat