Milan arrin të marr një pikë me shumë mund nga Torino

Futboll

Milan arrin të marr një pikë me shumë mund nga Torino

Më: 16 janar 2017 Në ora: 22:57
Momenti kur Donnarumma pret penalltinë e Ljajicit

Torino dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi skuadrës vendase, të cilët arritën të shënojnë dy gola, por edhe të humbin një penallti me anë të Adem Ljajic.

Image

Për të parë golin e parë në këtë takim u desh të presim minutën e 21-të, kur sulmuesi më në formë italian, Andrea Belotti, shënoi nga afërsia për 1-0, pas asistimit të Ljajic.

Për epërsinë prej 2-0 u përkujdes Marco Benassi, që shënoi një gol shumë të mirë në minutën e 26-të pasi më parë u Iago Falque, ndërsa penalltia u humb në minutën e 32-të dhe kjo pjesë përfundoi me epërsinë prej 2-0 të Torinos.

Në pjesën e dytë futbollsitët e Milanit treguan krejt tjetër fytyrë duke arritur të rikthehen shpejt në lojë me dy gola të shënuara, të cilat barazuar rezultatin.

Së pari ishte mesfushori italian, Andre Bertolacci, që shënoi nga afërsia, por me ndihmën e teknologjisë u pranua ky gol i shënuar në minutën e 55-të.

Goli i barazimit nga Milani erdhi në minutën e 60-të të ndeshje, ku sulmuesi Carlos Bacca u tregua i saktë nga penaltia për të barazuar rezultatin në 2-2.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat patën edhe shumë raste të tjera për të shënuar golin e fitores, por nuk e arriti asnjëra dhe kështu ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat