Kinezët: Jemi takuar me agjentin e Cristianos

Futboll

Kinezët: Jemi takuar me agjentin e Cristianos

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:48
Cristiano Ronaldo

Shu Yuhui ka zbuluar se është takuar me agjentin e Ronaldos

Javë më parë vetë agjenti i portugezit, Jorge Mendes, zbuloi një ofertë të jashtëzakonshme që kishte mbërritur në Madrid për klientin e tij.

Një klub që nuk iu është zbuluar emri, kishte ofruar 300 milionë euro për kartonin e futbollistit më të mirë në botë. Paga e Ronaldos do të ishte 100 milionë euro në sezon, por kjo është refuzuar nga reprezentuesi portugez.

Pronari i Tianjin Quanjian, Shu Yuhui, ka zbuluar se është takuar me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, por nuk ka treguar nëse kanë diskutuar për Ronaldon, teksa tha se caku ishte Costa, agjent i të cilit është Mendes.

“Kam pasur një takim me Mendes, ai erdhi në vendlindjen time. Në atë kohë, ne donim ta transferonim Costan”, tha Shu, i cili nuk tregoi për ofertën e çmendur në drejtim të Ronaldos që duket të ketë qenë pikërisht nga klubi Tianjin Quanjian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat