Dy prurje të reja të kombëtarja e Shqipërisë

Futboll

Dy prurje të reja të kombëtarja e Shqipërisë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:53
Bushi me Jona Dervishin

Trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar edhe listën e grumbullimit të tij të parë të ekipit tonë Shpresa, i cili nga nesër deri më 25 janar do të zhvillojë një zbor stërvitor në Shqipëri. Bushi dhe stafi i tij duan të njihen me situatën, të vëzhgojnë në veprim dhe nga afër ata futbollistë, që janë pjesë e planeve për kualifikueset e ardhshme. Është zbuluar emri i dy prurjeve të reja, të cilëve po u bëhet pasaporta shqiptare me procedurë të përshpejtuar. Ata janë Elvir Maloku i Hajduk Splitit në Kroaci dhe Taulant Seferi i Yong Boys në Zvicër, raporton telesport. Lidhur me grumbullimin që do të nisë nesër në Durrës, Alban Bushi ka nënvizuar: “Ky është grumbullimi i parë, që nga momenti që unë kam marrë drejtimin e skuadrës Shpresa. Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion, por do të mundohemi të kryejmë detyrat që kemi në axhendë. Nga grupi i vitit të kaluar kanë mbetur vetëm 4-5 lojtarë në kombëtaren tonë U-21. Në muajin shkurt do të ketë edhe seleksionime me lojtarë nga Maqedonia dhe Greqia. Jemi në fazën e ndërtimit të boshtit të skuadrës për momentin. Në këtë grumbullim kemi thirrur vetëm ata lojtarë, që janë lejuar nga klubet të vijnë në këtë fazë të sezonit. Duke mos qenë datë e njohur nga FIFA, Kejdi Bare nuk na është lejuar nga ana e Atletico Madrid. A ka pasur refuzime të ftesave? Jo, deri tani nuk na ka refuzuar askush nga lojtarët që ne kemi kontaktuar. Pjesa më e madhe e këtij grumbullimi janë lojtarë nga Kosova, ndërsa disa të tjerë kanë qenë pjesë e Kombëtares U-17.

Neve si staf drejtues na intereson vetëm që futbollistët të jenë shqiptarë për t’i ftuar. Nuk ka kufizime kufijsh. Për ne interes kanë ata lojtarë, që pranojnë të na bashkohen, por që kanë edhe nivel. Interesi ynë është që të përgatitim elementë për kombëtaren e madhe”. Ja edhe lista e futbollistëve të thirrur nga Bushi për grumbullimin e parë të tij si trajner i Shpresave: 1. Elhan Kastrati – Teuta (Shqipëri) 2. Mario Dajsinani – Partizani (Shqipëri) 3. Bardhec Bytyqi – Aalborg (Danimarkë) 4. Idriz Voca – Luzern (Zvicër) 5. Laurant Sadiku – Yong Boys (Zvicër) 6. Arlind Amidi – Altak (Austri) 7. Ymer Shaba – Dinamo (Shqipëri) 8. Leonardo Maloku – Pescara (Itali) 9. Alfred Ajdarevic – Orebro (Suedi) 10. Fabio Sakaj – Modena (Itali) 11. Amarildo Gjoka – Kortrijk (Belgjikë) 12. Olgert Merkaj – Sampdoria (Itali) 13. Romeo Shahinas – Racing Roma (Itali) 14. Heroid Gjoshi – FC Vil (Zvicër) 15. Frederiko Zenuni – Tutokuoio (Itali) 16. Sherif Kallaku – Cremonese (Itali) 17. Ardit Deliu – RNK Split (Kroaci) 18. Ermir Sahiti – Rabotniçki (Maqedoni) 19. Arjan Kabashi – Elfsborg (Suedi) 20. Valdrin Mustafa – Kaizerslauten (Gjermani) 21. Çlirim Shabani – Luzern (Zvicër).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat