Ja kush është zëvendësuesi i De Biasit

Futboll

Ja kush është zëvendësuesi i De Biasit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:48
De Biasi

Gianni De Biasi ka preferuar përsëri një asistent italian për të zënë vendin e lënë bosh nga Paolo Tramezzani. Njoftimi nuk ka ardhur nëpërmjet zyrës për shtyp të FSHF-së, ashtu siç duhej të ndodhte normalisht, por i është komunikuar mediave italiane. Portali i gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Marko Veronese do të jetë asistenti i ri i teknikut të përfaqësueses shqiptare. Me sa duket, De Biasi ka vendosur t’i besojë një ish-futbollisti të tijin. Ai ka drejtuar Veronesen në vitet e suksesshme te Modena kur ngjiti ekipin nga C1 në A. Veronese, ndonëse i dale nga akademia e Interit si sulmues me perspektivë, ka kaluar karrierën e ti si futbollist në ekipe të vogla derisa e mbylli atë përfundimisht te Pavia. Ai drejtoi ekipin e paratërinjve të këtij klubi para se të bëhej asistent i Fulvio Pea te pankina e Monzës dhe Cremoneses.

Pritet që ai të udhëtojë së shpejti drejt Tiranës për të nënshkruar kontratën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat