Conte – Costa, arrihet paqja me trajnerit dhe sulmuesit

Futboll

Conte – Costa, arrihet paqja me trajnerit dhe sulmuesit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 21:47
Antonio Conte dhe Diego Costa

Antonio Conte dhe Diego Costa kanë arritur paqe mes vete pas stërvitjes së sotme. 

Me këtë pritet që Costa të ketë një vend në formacionin bazë për ndeshjen me Hull Cityn.

Sulmuesi kishte kërkuar pushim javën e shkuar pasi ankohej në një dhimbje shpine, gjë që nuk u konfirmuar nga mjekët e klubit.

Sot sulmuesi është stërvitur me pjesën e tjetër të skuadrës nën regjinë e Antonio Contes.

Java ka qenë e mbushur me lajme për ikjen e Costas drejt Kinës.

E gjithë kjo u lidh kur agjenti i Costas, Jorge Mendes, fluturoi drejt Kinës për të biseduar me Tianjin Quanjian.

Në anën tjetër u flit për një interesim të Chelseat për Edinson Cavanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat