Cavani vendos për të ardhmen

Futboll

Cavani vendos për të ardhmen

Më: 17 janar 2017 Në ora: 21:55
Edinson Cavani

Edinson Cavani do të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi uruguaian është gati të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, duke larguar kështu zërat që e lidhin të ardhmen e lojtarit me një kalim të mundshëm te ndonjë klub tjetër gjatë verës.

Kontrata aktuale e Cavanit me kampionët e Francës, skadon në qershor të vitit 2018, por brenda pak ditësh, uruguaiani do të nënshkruajë marrëveshjen e re që do ta lidhë me klubin parisien deri në verën e vitit 2020.

Me largimin e Zlatan Ibrahimovic për te Manchester United, Cavani po mban i vetëm peshën e sulmit të skuadrës që drejtohet nga Unai Emery dhe deri tani ai ka zhvilluar një sezon fantastik, duke realizuar 24 gola në 24 ndeshje me Parisin në të gjitha kompeticionet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat