Arsenali mendon për Niang si zëvendësues të Sanchezit

Futboll

Arsenali mendon për Niang si zëvendësues të Sanchezit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 00:38
M’Baye Niang

Raportohet se Arsenali janë duke konsideruar të bëjnë ofertë të mirë për M’Baye Niang të Milanit.

Francezi shikohet si zëvendësues i Alexis Sanchez, në rast se kiliani largohet nga Emirates Stadium.

Topçinjtë janë të frikësuar ish-ylli i Barçës nuk do të rinovon dhe kështu i ekspozohet ofertave të madha dhe një largimi të mundshëm.

Nisur nga kjo klubi londinez nuk dëshiron të befasohet dhe tashmë ka filluar të mendojën për Niang.

Kartoni i 22-vjeçarit është 15 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat