Louis van Gaal nuk është pensionuar, merr ofertë prej skuadrës spanjolle

Futboll

Louis van Gaal nuk është pensionuar, merr ofertë prej skuadrës spanjolle

Më: 18 janar 2017 Në ora: 09:41
Louis van Gaal

Louis van Gaal ka mohuar se ai është pensionuar nga puna e menaxhimit.

Holandezi raportohej se ishte pensionuar në moshën 65-vjeçare, por trajneri ka pohuar se do të pushojë për një vit ndërsa ka marrë një ofertë prej Valencias.

” Nuk jam pensionuar”, tha Van Gaal për Cadena Sera.

“Thjeshta po e marr një vit pushim dhe pas kësaj do të vendos. Ekziston mundësi e mirë që unë të pensionohem. Kam marrë një ofertë nga Valencia muajin e kaluar, por i thash jo”, tha holandezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat