Pioli: Do të bëhet si Tardelli

Futboll

Pioli: Do të bëhet si Tardelli

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:25
Pioli

Fitore e vuajtur për Interin, sepse vetëm në kohën shtesë ka arritur të triumfojë mbi Bologna-s, në 1/8 finale të Kupës së Italisë. Për trajnerin e Interit, Stefano Pioli, ka pasur emocione të forta në 120 minuta: “Kjo ishte një ndeshje e mirë, me shumë mundësi.  Ne e kishim lojën në dorë, por kjo është tjetër dëshmi se me një “çmenduri” të menjëhershme një rezultat i ngushtë mund të rihapet. Ekipi ka vazhduar të luajë dhe të krijojë raste. Për këtë jam i kënaqur. Çfarë duhet të bëjmë më shumë? Të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari. Ka situata, për të cilat duhet të përmirësohemi. Gjërat e papritura ndodhin në futboll, por ne mund t’i shmangim ato.” Trajneri zikaltër beson se afrimi i Roberto Gagliardini në mesfushë do të jetë i goditur, edhe pse është i kujdesshëm: “Është një mesfushor i kompletuar. Ka qasje pozicionale, di si të gjendet i lirë, aplikon shumë vertikalizimet dhe merr pjesë në të dyja fazat e lojës. Pra, ai ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një mesfushor i madh dhe i plotë. Unë mendoj se do të bëhet si Tardelli për sensin pozicional dhe dëshirën për të sulmuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat